-
Rreth Nesh
Qendra e gjuhëve "Cervantes" është një qendër edukimi, e cila merret me zhvillimin e kurseve të ndryshme të gjuhës spanjolle. Gjithashtu, realizon kurse për përgatitjen e provimeve DELE (diploma ndërkombëtare e gjuhës spanjolle),kurse të gjuhës angleze, gjermane, italiane, franceze. Kjo qendër drejtohet nga Valbona Selmani.
Valbona Selmani është diplomuar për Filologji në Universitetin e Tiranës. Ka mbaruar Masterin për Linguistikë të Aplikuar në Mësimdhënien e Gjuhës Spanjolle si Gjuhë e Huaj në Universitetin Nebrija në Madrid. Aktualisht vazhdon Doktoraturën për Gjuhë dhe Letërsi Spanjolle në Universitetin e Komplutenses në Madrid. Valbona Selmani ka një eksperiencë të gjatë në mësimdhënien e gjuhës spanjolle në shkollën e mesme të gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”. Gjithashtu, ka përkthyer tregime të ndryshme nga spanjishtja në shqip në Gazetën Shqiptare.
Aktivitetet e fundit
23
AprJava e letërsisë spanjolleNjëzetë e tre prilli, Dita Ndërkombëtare e Librit merr një kuptim të veçantë duke qenë se përkon me përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit të madh spanjoll Migel Servantes Saavedra n&eu...
12
SepBashkëbisedim në spanjishtÇdo javë në qendrën tonë zhvillohet një bisedë në spanjisht midis shqipëtarëve dhe spanjollëve që jetojnë në Shqipëri. Aktiviteti është i hapur për të gjithë njohësit e gjuhës spanjolle që dëshirojnë të praktikojnë ...
24
MarProvë niveli për DELE-nÇdo vit gjatë muajit mars, dy muaj përpara sezonit të dytë (maj) të zhvillimit të provimeve DELE (Diploma de Español como Lengua Extranjera) në Tiranë, organizohet një provë e ngjashme me atë të provimeve DELE. Ky aktivitet vjen...
-
Studime në Spanjë
Banesa
Për studentët që dëshirojnë të shkojnë me studime në Spanjë opsionet më të mira për të gjetur banesë janë në konvikte universitare ose të ndajnë shtëpi me studentë të tjerë. K...
Me Shume
Universitete
Sistemi universitar spanjoll përbëhet nga dy lloje universitetesh: publike dhe private. Të qënit privat ose publikë varet nga pronësia: universitetet publike janë të krijara nga një njësi publike; ndërsa universitetet private janë të krijuara nga persona fizikë ose juridik. Ekzistojnë gjithashtu universitete të specializuara në formimin me korrespondencë që lejojnë realizimin e studimeve të baçelor, master dhe doktoraturë në distancë. Njëkohësisht, gjithnjë e më shumë një numër i madh universitetesh publike dhe private përfshijnë mundësinë për të realizuar një pjesë të ofertës së formimit me korrespondencë. Kosto e studimeve Kosto e studimeve varet nga dy faktorë: lloji i titullit (zyrtar ose i veçantë) dhe nga lloji i universitetit (publikë ose privatë) që i mundëson këto tituj . Duhet theksuar se, si në universitete publike ashtu edhe në ato private, shuma që studenti duhet të paguaj varet nga numri i krediteve të lëndëve në të cilat duhet të regjistrohet, nga dega e përzgjedhur dhe nga rendimenti që do të ketë duke qenë se vendosen edhe shtesa kur regjistrohet për herë dytë ose disa herë radhazi në një ose disa lëndë. Universitete private Çmimet e titujve qoftë të atyre zyrtarë (oficial) qoftë të atyre të veçantë (propio) vendosen nga vetë universiteti. Kosto e regjistrimit për studimet baçelor, master ose doktoraturë mund të varioj nga 5.000 derë në 15.000 euro për vit akademik, në bazë të llojit të studimeve dhe institucionit të përzgjedhur. Universitete publike Çmimet publike të të gjithë titujve zyrtarë vendosen nga Dekreti në secilin Komunitet Autonom brenda limiteve të vendosura nga Konferenca e Përgjithshme e Politikës Universitare. Ndërsa, çmimi i titujve të veçantë vendoset nga vetë universiteti dhe nuk ka asnjë limit. Në vitin akademik 2014-2015, kosto e regjistrimit për studime të baçelor varioi në universitetet publike spanjolle nga 750-2.600 euro për vit akamedik. Çmimet e regjistrimit për master dhe për doktoraturë në universitet publike variojnë nga 17 deri në 65 euro për kredit (një kredit europian është i barabartë me 25-30 orë pune studimi). Informacioni është marrë nga faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Sporteve në Spanjë http://www.mecd.gob.es/educacion-mecd/areas-educacion/universidades/educacion-superior-universitaria.html
-
Kurset
Oraret
Kursi E hënë E martë E mërkurë E enjte E premte E shtunë E djelë Kurse kërcimi latin 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 Kurse te gjuhës spanjolle 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 17.00 - 20.00 Kurse të gjuhës angleze 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 Kurse të gjuhës gjermane 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 Kurse të gjuhës italiane 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 14:00 - 20:00 Kurse për përgatitjen e provimeve DELE 16.00 - 20.00 16.00 - 20.00 16.00 - 20.00 16.00 - 20.00 16.00 - 20.00 Kurse spanjisht per fëmije deri në 14 vjec 16:00 - 20:00 16:00 - 20:00 16:00 - 20:00 16:00 - 20:00 16:00 - 20:00 -
Java e letërsisë spanjolle
Njëzetë e tre prilli, Dita Ndërkombëtare e Librit merr një kuptim të veçantë duke qenë se përkon me përvjetorin e vdekjes së shkrimtarit të madh spanjoll Migel Servantes Saavedra në nderim të të cilit, prej disa vitesh, në shumë qytete të botës organizohen lexime publike të veprës së tij “Sojliu mendjemprehtë, Don Kishoti i Mançës”. Në këtë kuadër, Ambasada e Spanjës në Shqipëri zakonisht në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, këtë herë edhe me Qendrën e Gjuhës dhe të Kulturës Spanjolle në Shqipëri organizon, gjatë Javës së Letërsisë Spanjolle, aktivitete të ndryshme (lexime publik
Me ShumeBashkëbisedim në spanjishtÇdo javë në qendrën tonë zhvillohet një bisedë në spanjisht midis shqipëtarëve dhe spanjollëve që jetojnë në Shqipëri. Aktiviteti është i hapur për të gjithë njohësit e gjuhë...
Provë niveli për DELE-nÇdo vit gjatë muajit mars, dy muaj përpara sezonit të dytë (maj) të zhvillimit të provimeve DELE (Diploma de Español como Lengua Extranjera) në Tiranë, organizohet një provë e ngjashme...
Filma spanjollGjatë muajve mars, prill dhe maj, çdo dy javë, me iniciativën e Qendrës së Gjuhës dhe Kulturës Spanjolle, në qendrën kulturore "Tulla", do të shfaqet një film spanjoll. Ky është ...
Mbrëmje e poezisë spanjolleMë 29 shtator (ditëlindja e autorit të njohur spanjoll Miguel Servantes Saavedra) do të lexohen poezi të autorëve të famshëm spanjoll në shqip dhe në spanjisht. Ky aktivitet ka si objektiv p...
Seminar i gjuhës spanjolleGjatë fundit të simestrit të dytë akademik, Qendra e Gjuhës dhe e Kulturës Spanjolle do të organizoj në bashkëpunim me institucione të tjera zyrtare një seminar që do të ketë në qe...
-
Njohja e diplomës DELE
Diplomat e Spanjishtes si Gjuhë e Huaj (DELE) janë tituj zyrtarë dhe akreditues të shkallës së kompetencës dhe zotërimit të gjuhës spanjolle, që lëshon Instituti Cervantes në emër të Ministrisë së Arsimit, Kulturës dhe Sportit të Spanjës. Diplomat DELE janë të njohura në nivel ndërkombëtar dhe gëzojnë një prestigj të konsiderueshëm, jo vetëm në institucione dhe organe arsimore publike dhe private, por gjithashtu në botën e biznesit dhe në dhomat e tregëtisë.
Janë një garanci në testimin dhe vlerësimin e aftësive gjuhësore në gjuhën spanjolle. Në shumë shtete, diplomat DELE janë adoptuar nga organe arsimore dhe qendra të arsimit zyrtar si plotësim të programeve të tyre vlerësuese.
-
Kontakt
Centro LCE.Rruga Panorama, Kompleksi Erjon, Hyrja 1, Apartamenti 1, Tirane.
Cel: +355693044115 / +355696683215
E-mail: centrolcet@gmail.com
-
Datat e provimeve DELE
LCE
Qendra "Cervantes"
Copyright © 2015 | Mundesuar Nga NurSoft